Avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, deklaroi në fjalën përmbyllëse se klienti i tij është tërësisht i pafajshëm për të gjitha akuzat e ngritura ndaj tij.
Ai theksoi se Prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë asnjë nga pretendimet përtej dyshimit të arsyeshëm, duke shtuar se aktakuza nuk është mbështetur me prova të mjaftueshme.




