Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, e kryesuar nga kryetarja Albulena Haxhiu, takimi i parë pas konstituimit të legjislaturës së re. Në këtë mbledhje po diskutohet për formimin e komisioneve parlamentare.
Sipas njoftimeve, në orën 19:00 deputetët pritet të mblidhen në seancë plenare, ku do të hidhen në votim marrëveshjet ndërkombëtare të miratuara më herët nga Qeveria në mbledhjen e saj të parë të mandatit të ri.




