Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se kabineti i ri qeveritar ka mbajtur mbledhjen përuruese dhe të parë të punës, ku janë miratuar buxheti për vitin 2026 dhe lista e marrëveshjeve ndërkombëtare që presin ratifikim në Kuvend.
Qeveria po ashtu ka vendosur t’i kërkojë Kuvendit zgjatjen e Ligjit për Ndarje Buxhetore të vitit të kaluar edhe për muajin mars, me qëllim që të sigurohet ekzekutimi me kohë i pensioneve dhe pagave në sektorin publik, derisa të miratohet buxheti i ri.
Kurti rikujtoi se vitin e kaluar Kuvendi u shpërnda pa votuar buxhetin prej 4 miliardë eurosh, Planin e Rritjes së BE-së në vlerë 882.6 milionë euro dhe tri marrëveshje me Bankën Botërore mbi 120 milionë euro.
Ai theksoi se me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re, ekziston mundësia që këto marrëveshje të ratifikohen.
Sipas tij, shërbimi ndaj Republikës dhe qytetarëve me përkushtim dhe përgjegjësi mbetet prioritet i kabinetit të ri.




