Zëvendëskryeministrja e dytë dhe Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka deklaruar se qeverisja kërkon përgjegjësi, vendime të drejta dhe përkushtim të plotë ndaj interesit publik.
Ajo bëri të ditur se në mbledhjen e parë të kabinetit të ri qeveritar është proceduar për miratim buxheti i vitit 2026 dhe lista e marrëveshjeve ndërkombëtare që presin ratifikimin në Kuvend. Po ashtu, është miratuar kërkesa për zgjatjen e zbatimit të Ligjit për Ndarje Buxhetore edhe për muajin mars, me qëllim garantimin e ekzekutimit të pagave dhe pensioneve deri në miratimin e buxhetit të ri.
Gërvalla theksoi se konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë së re krijojnë mundësi për të çuar përpara procese të rëndësishme financiare dhe ndërkombëtare, duke e cilësuar këtë si një fillim të mbarë për mandatin e ri katërvjeçar.




