Kryetari i Sindikatës së Re të Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), Nexhat Llumnica, ka kritikuar menaxhimin e sektorit energjetik, duke thënë se Kosova nuk po e shfrytëzon si duhet thëngjillin, pavarësisht kapaciteteve që ka.
Ai theksoi se vendi vazhdon të importojë energji, duke rritur kostot për qytetarët, ndërsa punëtorët e KEK-ut punojnë në kushte të vështira dhe me paga jo të dinjitetshme.
Sipas Llumnicës, KEDS dhe KESCO po realizojnë fitime të mëdha, ndërsa punëtorët dhe qytetarët po mbajnë barrën kryesore.
Ai kërkoi më shumë fokus në prodhimin vendor për të siguruar energji më të lirë dhe trajtim më të mirë për punëtorët.




