Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka përfunduar seanca me fjalën përfundimtare të mbrojtjes së ish-udhëheqësit të UÇK-së, Rexhep Selimi.
Avokati i tij, Geoffrey Roberts, hodhi poshtë të gjitha akuzat për emërimet gjatë periudhës së luftës, duke i konsideruar të pabazuara, dhe kërkoi shpalljen e tij të pafajshëm.
Seanca do të vazhdojë në ora 13:30 me fjalën përfundimtare të mbrojtjes për Jakup Krasniqin.




