Kuvendi i Kosovës miratoi dje “Rezolutën për Hagën” me shumicë të madhe, ndërsa LDK vendosi të mos votojë.
Analistja Afërdita Maliqi e ka cilësuar këtë vendim si të gabuar dhe të papajtueshëm me solidaritetin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Sipas saj, vendimi i LDK-së reflekton një mendësi të ngushtë dhe mungesë shqetësimi për të ardhmen e vendit, ndërsa kreu i partisë, Lumir Abdixhiku, nuk ka treguar qëndrim të drejtë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.
Maliqi gjithashtu theksoi se Rezoluta vjen në një moment të rëndësishëm, kur procesi gjyqësor ka hyrë në fazën përfundimtare dhe kërkohet një gjykim i drejtë.




