Policia Rajonale në Gjilan ka arrestuar një person të kërkuar me urdhëresë gjyqësore, në kuadër të zbatimit të planit operativ për realizimin e vendimeve të gjykatës.
Sipas njoftimit, i arrestuari me inicialet B.D., ishte në kërkim nga Gjykata Themelore në Gjilan për vuajtje të dënimit me burg prej dy vitesh, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Pas përfundimit të procedurave, ai është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit.
Policia bëri të ditur se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave gjyqësore dhe ndërmarrjen e veprimeve ndaj personave që nuk u përgjigjen organeve të drejtësisë.




