Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka njoftuar se partia e tij nuk mbështet procedurën e përshpejtuar për miratimin e projektbuxhetit të vitit 2026.
Ai theksoi se dokumenti voluminoz me rreth 700 faqe kërkon afat minimal tre ditë për analizë nga deputetët e opozitës dhe pozitës, për të siguruar shqyrtim të kujdesshëm të materialit.




