Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti mes një treni dhe një veture, i cili ka ndodhur në afërsi të Kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë.
Ngjarja është raportuar rreth orës 16:00.
Sipas informacioneve zyrtare, në aksident janë përfshirë një tren dhe një automjet, ndërsa si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore.
Autoritetet kanë bërë të ditur se me rastin po merret Njësiti Rajonal i Trafikut, i cili po heton rrethanat e aksidentit.




