Kryetari i Prishtinë, Përparim Rama, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës për bllokim të qëllimshëm të buxhetit të miratuar të Kryeqytetit, duke e cilësuar këtë veprim si vendim politik që dëmton qytetarët.
Sipas tij, buxheti është miratuar në përputhje me ligjin dhe përbën dokument zyrtar institucional, ndërsa çdo ndërhyrje për ta penguar zbatimin e tij përbën shkelje të rendit institucional. Rama theksoi se bllokimi i buxhetit ndikon drejtpërdrejt në realizimin e projekteve publike, përfshirë ndërtimin e shkollave, investimet në infrastrukturë, çerdhe dhe zhvillimin ekonomik.
Ai deklaroi se çështja nuk është personale apo partiake, por lidhet me, siç tha, dinjitetin institucional dhe respektin ndaj qytetarëve të Prishtinës. Kryetari paralajmëroi se, nëse situata vazhdon, komuna do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore dhe institucionale për të mbrojtur të drejtat e saj.




