Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar deputetët e Kuvendit për miratimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat do të sjellin investime dhe grante në vlerë prej rreth 1.1 miliardë eurosh.
Në një postim në Facebook, Osmani theksoi se këto marrëveshje do të ofrojnë mundësi për të rinjtë, mbështetje për familjet, investime për bizneset dhe përmirësime në sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe sundimit të ligjit.
Ajo shtoi se këto investime do të ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, duke nënvizuar se “Kosova gjithmonë fiton kur veprojmë bashkë”.




