Veprimtari i çështjes kombëtare dhe përfaqësues i komunitetit shqiptaro-amerikan, Harry Bajraktari, ka njoftuar se ka dërguar një letër zyrtare Presidentit amerikan, Donald Trump, për shqetësimin e tij lidhur me Gjykatën Speciale që po gjykon ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në postimin e tij në Facebook, Bajraktari theksoi se kërkoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për të siguruar që Gjykata e Hagës të garantojë një gjykim të drejtë për ish-udhëheqësit e Kosovës, duke përmendur Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, dhe Rexhep Selimin, si dhe të tjerët që po mbahen në Hagë.




