Ismail Tasholli, përfaqësues i nismës “Liria ka Emër”, ka deklaruar se procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka karakter politik.
Ai pretendon se mijëra dokumente të përdorura në gjykim vijnë nga Serbia dhe ka shprehur shqetësim për, sipas tij, mungesë neutraliteti në procedura.
Tasholli paralajmëroi se ky proces mund të ketë pasoja më të gjera për perceptimin e drejtësisë dhe të ardhmen e vendit.




