Një person i moshuar, i cili ishte raportuar i zhdukur në rrugën “Fadil Ferati” në Istog, është gjetur i gjallë brenda banesës së tij.
Familjarët kishin ngritur shqetësimin pasi ai nuk përgjigjej në thirrjet telefonike. Njësiti policor, në bashkëpunim me një të afërm dhe pas konsultimit me prokurorin, ka hapur derën me forcë.
I moshuari është transportuar për trajtim në Spitali Rajonal i Pejës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.




