Patrullat e Njësisë së Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ndëshkuan pesë shoferë gjatë kontrolleve në rajon për shkelje të rënda trafiku.
Ndëshkimet përfshijnë gjoba nga 200 deri 500 euro, pikë negative dhe masa mbrojtëse për heqje të patentës shoferit nga 3 deri 6 muaj, për përdorim të telefonit gjatë ngasjes, tejkalim në vijë të plotë dhe drejtim pa leje.
Policia apelon tek shoferët të respektojnë rregullat e trafikut dhe njofton se shkeljet mund të raportohen në numrat 192, 0290/326-250, 0290/322-406 ose përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.




