Eksperti i sigurisë, Burim Ramadani, ka vlerësuar se Qeveria “Kurti 3” nuk ka prezantuar iniciativa të reja në fushën e drejtësisë dhe zbatimit të ligjit. Ai e përshkruan këtë qeveri si një “Qeveri e Reprizës”, duke theksuar se shumica e premtimeve të saj janë të përsëritura nga programi i mëparshëm qeverisës.
Sipas Ramadanit, nga tetë premtime kryesore në fushën e reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit, shtatë janë të njëjta me ato të vitit 2021, kur kjo parti mori pushtetin.
Një premtim tjetër cilësohet si retorik, pa ofruar detaje konkrete.
“Pra, bëhet fjalë për përsëritje dhe retorikë, pa qartësi reale,” shton ai.




