Gjatë një kontrolli rutinë në hyrje të pikës kufitare në Merdare, autoritetet ndaluan një automjet me targa të huaja, i drejtuar nga një shtetas i huaj me vendbanim në Kosovë.
Në bashkëpunim me Policinë Kufitare, gjatë kontrollit të detajuar u zbuluan mjete monetare të padeklaruara në vlerë prej 15,915 euro dhe 36,780 dinarë serbë. Paratë u gjetën pjesërisht në një çantë beli dhe pjesërisht në kuletë.
Sipas legjislacionit në fuqi, u bë konfiskimi i përkohshëm i 25% të shumës së padeklaruar, në vlerë prej 4,055 euro. Rasti është proceduar sipas ligjit dhe institucionet kompetente janë njoftuar për veprime të mëtejme.




