Klinika e Kirurgjisë në Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka mbetur përkohësisht pa energji elektrike si pasojë e një defekti në një trafo elektrike pranë objektit.
Sipas njoftimit nga QKUK, ekipet teknike kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Në terren ndodhen edhe ekipet e KEDS, të cilat po punojnë për sanimin e defektit dhe rikthimin e furnizimit me energji.




