Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të qëndrojë për vizitë zyrtare sot në Kosovë. Gjatë kësaj vizite, Policia e Kosovës do të sigurojë ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe rregullimin e trafikut gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit.
Për të mundësuar qarkullimin e lirë të eskortës, Policia do të ndërpresë përkohësisht qarkullimin në disa segmente rrugore dhe mund të riorientojë trafikun në rrugë alternative.
Policia kërkon mirëkuptim nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në këtë periudhë.




