Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, ka theksuar nevojën që vendi të marrë sa më shpejt statusin e vendit kandidat dhe pyetësorin nga Komisioni Evropian.
Kurti tha se në takim u diskutua edhe për Planin e Rritjes së BE-së, i miratuar së fundmi në Kuvendi i Kosovës, me vlerë totale 882.6 milionë euro, prej të cilave rreth 30% janë grante dhe mbi 70% kredi.
Kryeministri nënvizoi se Bashkimi Evropian mbetet partner i besueshëm i Kosovës dhe se përshpejtimi i agjendës së reformave do të jetë prioritet i Qeverisë. Ambasadori Orav e uroi Kurtin për rizgjedhjen e tij të tretë./EO/




