Një 31-vjeçar u plagos në këmbë me armë zjarri në Milloshevë të Obiliqit më 15 shkurt, ndërsa i dyshuari 36-vjeçar u largua nga vendi i ngjarjes.
Viktima është jashtë rrezikut për jetë dhe u dërgua në QKUK për trajtim të mëtejshëm.
Policia ka nisur hetimet për lëndim të rëndë trupor, shkaktim rreziku dhe mbajtje pa autorizim të armëve, ndërsa i dyshuari aktualisht konsiderohet në arrati.




