I dërguari i posaçën i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Steve Witkoff, u takua të enjten me kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, në përpjekje për armëpushim në Gazë dhe për krizën humanitare në Palestinë, ku organizatat humanitare që monitorojnë urinë kanë thënë se atje po ndodh skenari më i keq I urisë.
Menjëherë pas mbërritjes së Witkoffit, presidenti amerikan, Donald Trump, shkroi në Truth Social: “Mënyra më më e shpejtë për t’i dhënë fund krizës humanitare në Gazë është që Hamasi të dorëzohet dhe t’i lirojë pengjet”.
Vizita e Witkoffit zhvillohet në kohën kur Izraeli po përballet me presion ndërkombëtar lidhur me shkatërrimin në Gazë dhe kufizimet e vendosura për ndihmën në këtë territor. Kanadaja u bë fuqia e fundit perëndimore që paralajmëroi se do të njohë shtetin palestinez, njofton REL.




