Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë më 16 dhe 17 shkurt 2026.
Gjatë kësaj vizite, Policia e Kosovës do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për menaxhimin e trafikut përgjatë lëvizjes së eskortës dhe aktiviteteve zyrtare.
Mund të ketë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore, përfshirë pikën kufitare në Vërmicë, si dhe riorientim të trafikut në rrugë alternative.
Kërkohet mirëkuptim nga qytetarët dhe pjesëmarrësit në trafik gjatë kohës së vizitës.




