E ngarkuara me punë e Shteteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, ka uruar Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë, duke theksuar partneritetin e fortë mes dy vendeve.
Ajo kujtoi se mbështetja amerikane ka nisur që në vitin 1996 dhe vazhdon edhe sot, me fokus në demokraci, siguri, tregti dhe investime.
Prattipati nënvizoi përkushtimin e përbashkët për një Kosovë shumetnike, të qëndrueshme dhe me të ardhme të begatë.




