Kryeministri Albin Kurti mirëpriti në vizitë Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Gjatë takimit u diskutuan marrëveshjet bilaterale aktuale dhe mundësitë për t’i zgjeruar ato, si dhe mënyrat për të shfrytëzuar më mirë potencialin e përbashkët.
Temë e veçantë e bisedimeve ishin sfidat e përbashkëta dhe strategjitë për t’i tejkaluar me efikasitet.
Kryeministri Kurti theksoi se me mandatet e ripërtëritura, bashkëpunimi ndërqeveritar dhe ndërshtetëror do të shërbejë për përmirësimin e jetës së qytetarëve të të dy republikave dhe për forcimin e lidhjeve të kombit tonë mbarë.




