Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka dërguar një mesazh urimi presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë.
Ai rikonfirmoi mbështetjen e Francës për pavarësinë dhe rrugën evropiane të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh, veçanërisht në fushën ekonomike.




