Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Kosovën në 18-vjetorin e Pavarësisë, duke theksuar forcimin e institucioneve demokratike dhe rritjen e njohjeve ndërkombëtare.
Ai shprehu mirënjohje për sakrificën për liri dhe falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët perëndimorë për mbështetjen ndaj Kosovës, duke bërë thirrje për ecje të përbashkët drejt Bashkimit Evropian.




