Në kuadër të shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, krerët më të lartë të shtetit kanë nderuar figurat e njohura të historisë dhe rezistencës kombëtare.
Presidentja Vjosa Osmani, Kryetarja e Kuvendit Albulena Haxhiu dhe Kryeministri Albin Kurti vendosën lule dhe bënë homazhe te varri i veprimtarit të njohur për çështjen kombëtare Adem Demaçi.
Ky akt rikujtoi sakrificën dhe kontributin e tyre në rrugën e Kosovës drejt lirisë, pavarësisë dhe ndërtimit të shtetit.




