Elisa Spiropali, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, ka uruar Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë.
Ajo thekson se kjo ditë kujton sakrificën dhe vendosmërinë e popullit të Kosovës për të jetuar i lirë.
Kosova sot ka institucione të konsoliduara, demokraci në zhvillim dhe një orientim të qartë euroatlantik.
“Shqipëria qëndron krah Kosovës si motër dhe aleate, me përkushtim për sigurinë, zhvillimin dhe të ardhmen europiane,” tha Spiropali, duke i uruar qytetarët e Kosovës një përvjetor të gëzuar.




