Kreu i PDK-së, Bedri Hamza, gjatë 18-vjetorit të pavarësisë së Kosovës tha se pavarësia është siguri dhe drejtësi, jo vetëm flamur dhe himn.
Ai nënvizoi se UÇK-ja nuk ishte organizatë kriminale, por ushtri çlirimtare që luftoi për liri, dhe se historia e luftës nuk duhet të manipulohet.
Hamza kujtoi shpalljen e pavarësisë më 17 shkurt 2008 dhe shprehu mirënjohje për familjet e dëshmorëve, luftëtarët e lirisë dhe aleatët ndërkombëtarë, veçanërisht NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara.




