Kryeministri Albin Kurti theksoi se parada e FSK-së dhe Policisë së Kosovës është një dëshmi e modernizimit dhe pjekurisë së shtetit, jo një demonstrim force.
Ai kujtoi se liria e Kosovës është rezultat i sakrificës dhe luftës çlirimtare të UÇK-së. Kurti u zotua të vazhdojë investimet në ushtri dhe polici, duke theksuar se siguria është garancia e shtetit të fortë.
“Kosova është e lirë, e demokratike dhe do të mbrojë lirinë,” përfundoi ai.




