Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, ka uruar presidenten Vjosa Osmani për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se numri 18 në traditën hebraike simbolizon jetën.
Ai ka përmendur edhe pesëvjetorin e marrëdhënieve diplomatike dhe hapjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem, duke vlerësuar forcimin e bashkëpunimit dhe duke shprehur pritjen për thellimin e partneritetit në të ardhmen.




