Sot, zemra e Kosovës rrahu fuqishëm në Prishtinë, ku qindra mijëra qytetarë morën pjesë në marshin për drejtësi.
Në mes të turmës ishte edhe Uran Ismaili, i cili theksoi rëndësinë e mbrojtjes së së vërtetës dhe lavdisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Historia nuk mund të rishkruhet!”, u shpreh Ismaili, duke nënvizuar unitetin qytetar dhe përkushtimin ndaj kujtimit të sakrificave për lirinë e vendit.




