Sot, Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri ka kryer kontrolle në tri lokacione pas informacioneve nga qytetarët, duke gjetur armë, municion, granata dore dhe mjete të tjera ilegale. ⚠️
Rasti I (Jagnjenic, Zubin Potok): 95 fishekë dhe emblemë të Policisë së Serbisë.
Rasti II (Zhitkovc, Zveçan): 1 armë AK-47, 1 granatë dore M-57, karikatorë, fishekë dhe uniforma ushtarake.
Rasti III (Varage, Zubin Potok): 1 granatë dore dhe 50 fishekë.
Njësitë EOD trajtuan mjetet eksplozive në mënyrë të kontrolluar.
Veprimet janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit për veprën penale: “Mbajtje të paautorizuar të armëve”.
Asnjë person nuk është arrestuar deri tani.




