Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se në Ditën e Pavarësisë ka pritur në Kuvend Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, të shoqëruar nga ambasadori Petrit Malaj.
Sipas saj, Presidenti Begaj ka shprehur mbështetjen e Shqipërisë për Kosovën në proceset vendore dhe integruese evropiane. Haxhiu e falënderoi për vizitën dhe urimet, duke theksuar mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Shqipërisë, si gjatë luftës ashtu edhe në periudhën e shtetndërtimit dhe integrimit ndërkombëtar.
Gjatë takimit, palët diskutuan për sfidat e përbashkëta dhe riafirmuan zotimin për mbështetje të ndërsjellë mes dy shteteve.




