FC Drita do të përballet me NK Celje në kuadër të Play-Off-it të UEFA Europa Conference League. Gjilanasit arritën në këtë fazë pasi u renditën në mesin e 24 ekipeve më të mira në fazën e ligës.
Ndeshja e parë zhvillohet të enjten mbrëma në stadiumin Fadil Vokrri , ku Drita synon rezultat pozitiv.
Sfida do të gjykohet nga arbitra anglezë, me Chris Kavanagh si kryesor, ndërsa ndihmës të tij do të jenë Simon Bennett dhe Neil Davies. Kavanagh, 40-vjeçar, konsiderohet ndër gjyqtarët më të vlerësuar në Angli dhe këtë sezon ka drejtuar ndeshje në Premier League dhe në UEFA Champions League.




