Ambasada e Kosovës në Japoni ka organizuar pritje me rastin e 18-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republika e Kosovës, ku morën pjesë përfaqësues të shtetit japonez dhe diplomatë të vendeve mike.
Ambasadori Sabri Kiçmari, përmes një postimi në Facebook, falënderoi ambasadorin shqiptar Ermal Muça dhe bashkatdhetarët që jetojnë e punojnë në Japoni për pjesëmarrjen në pritjen e organizuar në Tokio.
Në mesazhin e tij, Kiçmari theksoi se pavarësia e Kosovës është rezultat i sakrificës së luftëtarëve të UÇK-së, mbështetjes nga Shqipëria dhe përkrahjes së aleatëve ndërkombëtarë, duke vlerësuar pjesëmarrjen si një kontribut me peshë kombëtare në këtë përvjetor.




