Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë ka nisur seanca përmbyllëse për deklarimet e fundit për rastin ndaj katërshes së UÇK-së.
Të katër të akuzuarit – ish-Presidenti Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi – janë të pranishëm në sallë.
Ata po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Sot pritet të mbajnë fjalën përfundimtare.




