Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se lufta e Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte e drejtë dhe e domosdoshme për lirinë dhe mbijetesën e popullit të Kosovës.
Duke folur në hapjen e Konferencës së Dytë Shkencore Ndërkombëtare të Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, me temën “Nga lufta në rimëkëmbje”, Kurti theksoi se veprimtaria e UÇK-së ishte reagim ndaj shtypjes dhe shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut.
Ai u shpreh se proceset gjyqësore që po zhvillohen në Hagë nuk e ndryshojnë karakterin çlirimtar të luftës dhe as synimin e Kosovës për liri, barazi dhe dinjitet.
Ndërkohë, në Hagë pritet që ish-krerë të UÇK-së të paraqesin fjalët e tyre përfundimtare në kuadër të procesit gjyqësor.




