Gjyqtari Charles Smith ka shpallur mbylljen procedurale të çështjes gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, pas përfundimit të deklarimeve të tyre në seancë.
Në përmbyllje të procesit, trupi gjykues falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në zhvillimin e çështjes, duke përfshirë ekipet ligjore, administratën dhe stafin teknik.
Gjyqtari theksoi se angazhimi i të gjithëve ka qenë i rëndësishëm për mbarëvajtjen dhe drejtësinë e procesit, ndërsa shprehu mirënjohje të veçantë për përkthyesit dhe stenografët.
Në bazë të rregullave procedurale përkatëse, ai njoftoi se procesi gjyqësor konsiderohet i mbyllur.




