Në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit, bashkëshortja e këngëtarit të ndjerë Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka ndarë një mesazh emocionues në rrjetet sociale.
Ajo publikoi dy fotografi bardhë e zi, duke shprehur mallin dhe dhimbjen për mungesën e tij në ditë të veçanta familjare. Në mesazhin e saj, Selvija thekson se këtë Ramazan një vend në tryezë do të mbetet bosh, ashtu siç – sipas saj – bosh është edhe jeta pa të.
Mes emocionesh, ajo u ka bërë thirrje besimtarëve që gjatë lutjeve të këtij muaji të kujtojnë edhe shpirtin e tij, duke kërkuar mëshirë dhe paqe për të ndjerin.
Në fund të mesazhit, ajo ka uruar të gjithë agjëruesit për një muaj të lehtë, të bekuar dhe të pranuar.




