Ish-ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, ka marrë sot detyrën e re si Ministër i Arsimit dhe Shkencës së Kosovës.
Ai falënderoi ministren e mëparshme, Arbërie Nagavci, për shërbimin e saj dhe i uroi suksese në rolin e ri si Kryetare e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Çeku theksoi se do të angazhohet me seriozitet moral dhe profesional, duke vazhduar projektet ekzistuese dhe duke nisur nisma të reja sipas programit të qeverisë.




