Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët myslimanë për fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Ajo theksoi se ky muaj është kohë reflektimi, solidariteti dhe afrimi me njëri-tjetrin.
Në mesazhin e saj, Presidentja Osmani uroi që ky muaj i bekuar të sjellë më shumë paqe, mirësi dhe solidaritet në veprat e secilit. Ajo shprehu dëshirën që sofrat të jenë të mbushura me begati dhe shtëpitë me harmoni, duke uruar gjithashtu agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë besimtarët.




