Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka uruar besimtarët islamë dhe pjesëtarët e FSK-së me rastin e ardhjes së muajit të shenjtë të Ramazanit.
Në një mesazh të shpërndarë, Jashari theksoi se ky muaj duhet të shërbejë si një periudhë e çmuar për qetësi, bashkim dhe reflektim shpirtëror.
Ai u shpreh se agjërimi i këtij muaji mund të forcojë ndjenjat e dashurisë, mirëkuptimit dhe sakrificës, duke sjellë begati dhe harmoni në jetën e besimtarëve.
Gjenerallejtënanti Jashari gjithashtu uroi që përkushtimi dhe devotshmëria e besimtarëve të kontribuojnë në forcimin e unitetit dhe mirëqenies në shoqërinë kosovare, duke e quajtur këtë periudhë si një mundësi të madhe për vetëdisiplinë dhe angazhim të sinqertë.
Ai përfundoi mesazhin duke u uruar të gjithëve agjërim të lehtë dhe të pranuar.




