Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas fjalimit përfundimtar të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në procesin gjyqësor ndaj tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Rama ka shpërndarë në Facebook një video nga fjala përmbyllëse e Thaçit, duke shtuar mesazhin e tij të shkurtër: “Liria ka emër”.
Gjithashtu, në përvjetorin e 18-të të Pavarësisë së Kosovës, Rama ka ndarë me publikun një bisedë emocionuese që kishte zhvilluar me Thaçin përmes telefonit.




