Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka theksuar se pas 18 vjetësh nga shpallja e pavarësisë, Kosova ka ndërtuar një ushtri moderne dhe profesionale, që përputhet me standardet e NATO-s. Në një intervistë për “Përballje Podcast”, Maqedonci ka zbuluar se vetëm në katër vitet e fundit janë investuar mbi 450 milionë euro për blerjen e sistemeve të armatimit dhe përmirësimin e infrastrukturës ushtarake.
Ai shtoi se investimet kanë përfshirë gjithashtu trajnime dhe ndërtimin e bazave të reja ushtarake. Maqedonci theksoi se Kosova tani është një nga ushtritë më të fuqishme në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke përjashtuar Serbinë.




