Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pikëkalimi kufitar nga Mali i Zi është i mbyllur për kamionët për shkak të gjendjes së rrugëve në territorin malazez. Sipas njoftimit, rruga për automjetet e udhëtarëve mbetet e hapur dhe qarkullimi i automjeteve bëhet me pajisje dimërore, ndërsa ekipet për mirëmbajtjen e rrugës janë në terren për të mundësuar hapjen e rrugës edhe për kamionët.
Pjesa e rrugës që ndodhet në territorin e Kosovës është e kalueshme dhe nuk ka probleme për kalimin. Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka shtuar se për çdo informacion shtesë, qytetarët mund të kontaktojnë në numrat e telefonit +383(0)45198000 dhe +383(0)45198606.




