Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Georg Schnetzer. Gjatë bisedës, Hamza shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e vazhdueshme që Austria i ka dhënë Kosovës, si në aspektin politik, ashtu edhe ekonomik, duke theksuar rolin e saj si një partner kyç në proceset e zhvillimit dhe konsolidimit të shtetit.
Ai gjithashtu foli për situatën politike aktuale dhe theksoi rëndësinë e stabilitetit institucional dhe bashkëpunimit ndërpartiak për tejkalimin e sfidave që përballet vendi. Hamza vuri në pah se PDK ka qenë gjithmonë konstruktive dhe do të vazhdojë të kontribuojë në gjetjen e zgjidhjeve në interes të shtetit.
Në fund, ai nënvizoi se përmes bashkëpunimit të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, Kosova mund të avancojë në procesin e integrimeve euroatlantike dhe të forcojë pozicionin e saj në arenën ndërkombëtare.




