Njësiti i Trafikut i Kryeqytetit ka evidentuar përmes kamerave një shofer autobusi duke përdorur telefonin gjatë vozitjes dhe ndaj tij është shqiptuar gjobë.
Pas verifikimit është konstatuar se kundërvajtja ishte përsëritur për herë të dytë, andaj atij i është sekuestruar patentë-shoferi dhe i është ndaluar drejtimi i mjetit për tre muaj.
Policia e Kosovës apelon që të respektohen rregullat e komunikacionit dhe të mos përdoret telefoni gjatë vozitjes, pasi rrezikon jetën e pjesëmarrësve në trafik.





